23 Dhjetor 2024

Njëqind e tetëdhjetë ditë burgim, për lëndim të lehtë trupor

Ferizaj, 14 dhjetor - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Q.I i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë.

I pandehuri akuzohet se më 31 mars 2021 në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshorte e tij H.A, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e kishte përcjellë derisa ajo ishte në lëvizje, pastaj kishte kërkuar që e njëjta të ndalte veturën dhe pa një mosmarrëveshje verbale ndërmjet tyre, i pandehuri e kap për fyti si dhe e kishte goditur me dorë në fytyrë, kurse e dëmtuara duke ikur nga ai pëson aksident me një veturë, me këto veprime i shkakton lëndime te lehta trupore, me dëmtime të përkohshme për shëndetin.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)