Njëmbëdhjetë të arrestuar dhe mbi 17 kg heroinë të konfiskuara
Prishtinë, 1 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar që nga muaji nëntor 2011, ka zhvilluar hetime lidhur me një grup të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.
Kështu me dje rreth ora 21;30 me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kontrolluar katër lokacione në rajonet e Pejës dhe Prizrenit.
Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur 17 kg substancë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë, dhe një sasi e preparateve për përzierje të substancave narkotike, një peshore, një mikser si dhe janë sekuestruar 15.287.00 euro (pesëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) euro.
Në lokacionin e dytë në veturën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur 150 (njëqind e pesëdhjetë) gram substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Pastaj është kontrolluar edhe shtëpia e tij ku janë sekuestruar 2.400 (dymijë e katërqind) euro dhe një pistoletë e tipit Cërvena Zastava 7.65 mm dhe 50 fishekë 7.65 mm.
Në lokacionin e tretë njërit nga të dyshuarit i janë sekuestruar 300 (treqind ) euro.
Në lokacionin e katërt në një fshat ne komunën e Prizrenit, gjatë bastisjes janë sekuestruar një peshore dhe dy këllëf për presim të narkotikëve.
Shuma e përgjithshme e heroinës së konfiskuar është: 17kg e 150gr. (shtatëmbëdhjetë kilogram e njëqind e pesëdhjetë gram).
Shuma e përgjithshme e parave te konfiskuara është: 17.985.00 (shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë) euro.
Janë konfiskuar edhe dy vetura.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) persona të dyshuar:
A Q. lindur më 1977 m/sh/k
V Q. lindur më 1990 m/sh/k
D Q. lindur më 1990 m/sh/k
N Q. lindur më 1958 m /sh/k
R N. Lindur më 1966 m/sh/k
S Q. lindur më 1969 m/sh/k
H N. Lindur më 1983 m/shtetas turk
Xh V. lindur më 1968 m/sh/k
R V. Lindur më 1966 m/sh/k
S Q. lindur më 1967 m/sh/k
B D. Lindur më 1963 m/sh/k
Personat e arrestuar me autorizim të Kryeprokurorit të prokurorisë publike të Qarkut në Prishtinë janë ndalura për 48 orë për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme.