14 Maj 2024

Një zyrtar polak në krye të EULEX-it

Prishtinë, 24 maj - Bashkimi Evropian pritet që shumë shpejt të emërojë në krye të EULEX-it një zyrtarë nga Polonia. Procedurat për emërimin e shefit të ri të misionit që deri tash është udhëhequr nga dy gjeneralë francezë, kanë filluar javë më parë dhe se brenda pak kohësh BE-ja pritet që të zyrtarizojë emërimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtari nga Polonia, sipas zyrtarëve të afërt me procesin, ka dalë favorit nga të gjithë konkurrentët e tjerë. Vendimi përfundimtar pritet që të merret nga Komiteti për Politika dhe Siguri i BE-së, pas një rekomandimi që do të marrin nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, baronesha Catherine Ashton.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se përveç shefit të ri, misioni më i madh i BE-së do të ketë një figurë të re edhe për zëvendësshef.

Dy udhëheqësit e deritanishëm francezë të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe Yves de Kermabon, kanë qenë të angazhuar më herët në Kosovë edhe në kuadër të KFOR-it. Shefi i ri që është nga Polonia, do të ndërpresë këtë traditë. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se ai nuk ka qenë më herët i angazhuar në Kosovë, por ka kryer disa shërbime në Qipro.

Që nga 15 qershori, EULEX-i do të jetë i ristrukturuar, gjë që përfshin ndërrimin e dy shefave, zvogëlimin e stafit ndërkombëtar deri në 40 për qind, si dhe mbylljen e të gjitha qendrave regjionale, pos asaj në veri të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)