Një vit burgim për posedim të paligjshëm të armëve
Prishtinë, 22 korrik - Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjykatës kosovar dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë shpalli Marian Konajn fajtor për posedim të paautorizuar të armëve dhe e dënoi atë me një (1) vit burgim. Ai e kishte pranuar fajin para seancës kryesore të gjykimit.
Gjykata ka urdhëruar konfiskimin dhe shkatërrimin e armës.
Marian Konaj është liruar nga akuzat për vrasje të rëndë dhe lëndime të rënda trupore meqë gjykata ka vërtetuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar se ai i kishte kryer ato vepra.
Prokuroria u përfaqësua nga një prokuror i EULEX-it.