Një vit burg për kultivim, përpunim, posedim,shitje të narkotikëve
Mitrovicë, 12 dhjetor - Gjykata Themelore nëMitrovicë, shpalli Aktgjykim dënues ndaj F. H, (mashkull) nga Komuna e Skenderajt, për të kryerjes së veprave penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancavepsikotropike, analoge.., si dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Në Aktgjykim thuhet se i pandehuri në një Serë në oborrin e shtëpisë së tijka mbjellë bimë të llojit Kanabis-Sativa, për të cilat i akuzuari në vazhdimësi është kujdesur duke i ujitur e të cilat kishin arritur lartësinë prej 197 centimetra.
Po ashtu në Aktgjykim thuhet se i pandehuri paautorizim ka poseduar me qëllim shitjeje substancatë shpallur me ligj si narkotik në atë mënyrë që gjatë kontrollit të bërë nga ana e policisë në një shtëpi të pa-meremetuar janë gjetur katër paketime me narkotik.
Për këtë, të pandehurit ju shqiptua dënimi në kohëzgjatje prej 1 viti burg dhe 600 euro gjobë,i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit.