27 Prill 2024

Një tjetër shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 8 shkurt - Një tjetër shpërthim ka tronditur banorët e Mitrovicës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02.30 në Mitrovicën veriore, ku makina e një serbi me inicialet D.J ka shpërthyer por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të automjetit është dëmtuar lokali para të cilit ishte parkuar mjeti.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Kosovës dhe të KFOR-it të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky është shpërthimi i katërt i ndodhur në një hark të shkurtër kohor në veri të Mitrovicës.

Vetëm tre ditë më parë në Mitrovicë  ndodhën edhe tre shpërthime të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)