Një sistem prokurorial efikas, faktor kyç në fuqizimin e shtetit ligjor
Prishtinë, 17 tetor - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Blerim Isufaj, ka pritur në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviç.
Kryesuesi Isufaj ka falënderuar Ambasadoren Kapitanoviç për mbështetjen e vazhdueshme që shteti kroat i ka dhënë sistemit prokurorial kosovar, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok ndërshtetëror.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan që një sistem prokurorial efikas dhe efektiv është faktor kyç në fuqizimin e shtetit ligjor dhe është në shërbim të plotë të qytetarëve, andaj angazhimi për këtë qëllim është synim i përbashkët.
Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional të të dyja shteteve - Kosovës dhe Kroacisë, në funksion të fuqizimit dhe promovimit të shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit.