Një shtetasi i Shqipërisë gjendet i varur në tra
Pejë, 8 shkurt - Policia e Kosovës në Stacionin Policor në Pejë, me datë 8 shkurt rreth orës 02:50 është njoftuar se në rr.Mehmet Akif Peja, është gjetur pa shenja jete i varur në tra me një kabllo të antenës në një cep të tarracës së shtëpisë të shtetasi i Shqipërisë Malësor O. (1984).
Njësitë reaguese të policisë,dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes, dhe njësite përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes,përderisa në vendngjarje kanë arrit edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale ,dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit te çështjes, kanë filluar këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rast.
Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen,dhe me vendim te Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti do të hetohet dhe procedohet n ë Prokurori nga Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë.