Një shtetas nga Kosova arrestohet në kufi me lëndë narkotike
Kukës, 17 korrik - Një shtetas nga Kosova është arrestuar nga policia shqiptare në pikën e kontrollit kufitar në Muriqan pasi është kapur me drogë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 20-vjeçari nga Fushë Kosova Granit Neziri pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targa të Kosovës 01-918-CC që drejtohej dhe ishte në pronësi të shtetasit Kosovar A. A, ku i arrestuari udhëtonte si pasgjer u gjet një pakete cigare, brenda së cilës ishin vendosur cigare të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se paketa e cigareve të mbushura me lëndë narkotike, i përkiste shtetasit Granit Neziri.
Ndërkohë në lidhje me këtë rast u kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale "Prodhim dhe shitje të narkotikeve".