02 Maj 2024

Një shqiptar nga Kosova vritet në Hamburg, dyshohen serbët

Hamburg, 6 prill - Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një 31 vjeçare u plagos rëndë në një atentat të pastër që iu krye nga një bandë e armatosur, një pjesë e të cilëve ishin me maska. Policia thotë se ka arrestuar katër persona, ku tre prej tyre rezulton të jenë shtetas serbë.

Ngjarja ndodhi në Café Keese, një lokal në zonën Saint Pauli në Hamburg, raporton noa.al. Në fotot ju po shikoni momentet pas ngjarjes së rëndë. Personat e armatosur hynë dhunshëm në lokal dhe hapën zjarr ndërsa përdorën dhe thika. I vrarë ka mbetur shtetasi shqiptar nga Kosova, Xhevdet H., 44 vjeç. Kurse u plagos rëndë edhe një shqiptare nga Kosova, me të cilën i ndjeri kishte lidhje familjare, Nazlije H., 31 vjeçe.

Policia tha se të dy janë qëlluar me pistoleta dhe me thika por arma e ftohtë ka shkaktuar vdekjen e të ndjerit.

Policia lokale tha se ngjarja ka ndodhur në St.Pauli, zonën e Hamburgut, e njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit.

Autorët u përpoqën të largohen por ata u rrethuan nga policia dhe katër prej tyre janë arrestuar. Në fotot ju shikoni dhe të dyshuarit në makinën e policisë. Mësohet se një armë zjarri dhe një thikë janë sekuestruar si prova krimi.

Të dyshuarit që u vunë në pranga janë të moshës midis 24 deri 37 vjeç. Policia tha se

personi 24 vjeçar i arrestuar Kreshnik L po ashtu është nga Kosova dhe para policisë dyshohet të jetë dorasi i kësaj vepre, por refuzon të bashkëpunojë me policinë për të zbardhur krimin.

Policia aludon se 4 personat e arrestuar ishin dorë e vëllezërve Osmani nga Kosova, të njohur si “Perandorë” në rrjetin e krimeve të organizuara. Menjëherë pas përfundimit t2 aktit te vrasjes, dy nga dorasit kishin ikur, duke u fshehur ne njërën nga zyrat e “Vëllezërve Osmani” , zyra këto te cilat gjinden ne te njëjtin objekt ku u krye akti i vrasjes. Policia e Hamburgut tha se ndër katër të arrestuarit, njëri ishte shqiptar i Kosovës kurse tre të tjerët nga Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)