Një shqiptar nga Kosova është gjetur i vetëvrarë në SHBA
Stamford, 5 mars - Një shqiptar nga Kosova, me shtetësi amerikane është gjetur sot i vetëvrarë në qytetin e Stamford të SHBA-ve.
Viktima është Kristë Velaj, 46 vjeç, ndërsa policia bënë me dije se kosovari ishte vetëvrarë me pistoletë në kokë në brendësi të makinës, buzë plazhit në Cummings.
Familja e tij, e cila po ashtu gjendet në SHBA ka shpjeguar se trupi i pajetë i tij do të varroset në varrezat e qytetit Stammford, dhe jo në Gllogjan të Kosovës.
Hetime e deritanishme nga policia shpjegojnë se Krista ishte larguar nga familja pas një mosmarreveshje dhe se vdekja e tij është përfundimisht vetëvrasje.