Një shqiptar dënohet për terrorizëm në SHBA
New York, 14 gusht - Një shqiptar 31 vjeç, i arrestuar për shkak të përpjekjeve për të udhëtuar nga New Yorku në Pakistan, për tiu bashkuar një grupi terrorist, është dënuar me 16 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara.
Agron Hasbajrami ka pranuar fajësinë për konsipracion për të mbështetur terroristët.
Ai është arrestuar në shtator të vitit 2011.
Prokurorët kanë thënë se ai do të dëbohet pas lirimit.
Hasbajrami është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2008 dhe ka qenë banor i ligjshëm në Bruklin të Nju Jorkut, përpara se të arrestohej.
Prokurorët kanë thënë se Hasbajrami ka shprehur dëshirën e tij për të vdekur si martir, gjatë shkëmbimit të emaileve me një individ të paidentifikuar në Pakistan, i cili ka thënë se është anëtar i një grupi të armatosur që ka vrarë ushtarë amerikanë dhe ka rrëmbyer shtetas perëndimorë.