15 Janar 2025

Një polic vritet me armë zjarri

Prishtinë, 25 mars 2015 – Sot në orën 07:05 minuta, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Isa Kastrati” në lagjen Mati –I-  në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje të rëndë, ku  viktima:


·    SH. G, mashkull, 61 vjeç, pjesëtar i policisë së Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.


Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .

Kësisoj pak kohë pas ngjarjes policia ka zhvilluar, një operacion bastisjeje ne disa lokacione të ndryshme, ka intervistuar disa persona dhe tre nga ta ka shoqëruar në stacionin policor.

Ndërkohë që puna hetimore e policisë po vazhdon, fokusi është përqendruar në identifikimin e personave të dyshuar dhe vendndodhjes së tyre me qëllim kapjen e tyre si dhe zbardhjen e motiveve  që kanë sjellë deri te kjo ngjarje tragjike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)