Një polic humb jetën dhe dy tjere lendohen nga një shpërthim në Zhur
Prizren, 28 janar - Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun nga Drejtoria Rajonale në Prizren ka konfirmuar se sot në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar.
Policia bën te ditur se si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë.
Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim.