Një person vritet, një plagoset nga arma e zjarrit
Prishtinë, 29 gusht Sot rreth policia ka marrë informacionin se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:
A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
E. Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,
të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (E. Agaj), nuk ka mundur ti përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.
Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.
Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.