Një person vritet, arrestohet e dyshuara
Prishtinë, 14 maj - Polica ka bërë të ditur se dje në orën 15:50, policia ka marrë informacionin se në fshatin Grackë e vogël, të Lipjanit, ka të shtëna me armë zjarri.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se ka të bëj me një rast vrasje, ku pas plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë viktima:
o M. J mashkull , rreth 40 vjeç,
vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në kontinuitet të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit të dyshuarit të mundshëm.
Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarën:
· B. V femër, 20 vjeç,
si dhe të gjejë dhe konfiskoj një armë zjarri të tipit AK-47, armë kjo që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të prokurorit, ndërsa e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes në Lipjan, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore për të sqaruar motivin dhe rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.