Një person humb jetën tre të tjerë lëndohen në një aksident trafiku
Prishtinë, 21 shtator - Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë , saktësisht në fshatin Llazarevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq tre persona të tjerë janë lënduar.
Në ketë aksident trafiku ka qenë e përfshirë një veturë e tipit Audi me targa të Republikës së Kosovës, e cila për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti viktima; Z. D, femër 40 vjeçare, shtetase Kosovare, ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Ndërkohë që të tre personat e lënduar janë dërguar në QKUK, ku ende po vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.