Një person humb jetën tre të tjerë lëndohen në një aksident trafiku
Prishtinë, 9 shtator Policia e Kosovës, ka njoftuar se në magjistralen Prishtinë Ferizaj , saktësisht në fshatin Llapnasellë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq tre persona të tjerë janë lënduar.
Në ketë aksident trafiku ka qenë e përfshirë një veturë e tipit Ford Fiesta me targa të Republikës së Kosovës, e cila për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës, në ndarjen fizike mes dy shiritave të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti viktima;
A. R, mashkull 24 vjeç, shtetas Kosovar, pasi që është dërguar në QKUK, ka
ndërruar jetë.
Ndërkohë që të tre personat e lënduar janë dërguar në QKUK, ku ende po vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.