Një person është plagosur nga një plumb qorr
Prishtinë, 1 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrem në festen e Vitit të Ri në Sheshi Nëna Terezë në Prishtinë një person është plagosur nga një plumb qorr.
Viktima sipas policisë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë dhe sipas mjekëve i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.