17 Maj 2024

Një muaji paraburgim për Ekrem Gashin

Prishtinë, 11 dhjetor - Dje, me kërkesë të një prokurori  ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), gjyqtari ndërkombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin Ekrem Gashi.

Gashi, i cili u ekstradua nga Shqipëria më 9 dhjetor 2013, dyshohet se ka marrë pjesë në një grup të organizuar kriminal, i cili e ka kryer një plaçkitje të armatosur në Mbretërinë e Bahreinit në muajin shtator të këtij viti, ku përfshihet vjedhja e stolive (orë dore luksoze) në vlerë prej mbi 1.1 milion euro.

Ky i dyshuar dhe pjesëtarët tjerë të grupit akuzohen për shtrëngim dhe sulm të rëndë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar, i cili ka kryer një plaçkitje të rëndë. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 8 janar 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)