28 Prill 2024

Një muaj paraburgim për vrasesin e policit Zymberi

Mitrovicë, 12 prill - Një gjykatës ndërkombëtar i procedurës paraprake ka miratuar dy kërkesa të prokurorisë dhe ka urdhëruar një muaj paraburgim për një të pandehur 32 vjeçar.

I pandehuri u arrestua dje në fshatin Zupç në veri të Kosovës nga Task Forca e Mitrovicës dhe Policia e EULEX-it në bazë të një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i

Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare.

Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra.

Në një rast tjetër i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të Mundësimit të arratisjes së personave të privuar nga liria.

Palët kanë të drejtë ankese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)