Një muaj paraburgim për sulmuesin e policisë
Mitrovicë, 18 nëntor - Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë- dega në Vushtrri, në seancën e zhvilluar të sot me propozim të Prokurorit të Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit për 1 muaj për T. V, nga Komuna e Vushtrrisë.
Sipas propozimit të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri T.V, dyshohet të ketë kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 1. të KPRK-së dhe veprën penale Sulm nga neni 187, paragrafi 1. të KPRK-së, me ç rast është lënduar një Polic i Kosovës.