Një muaj paraburgim për keqpërdorim seksual të të miturës
Ferizaj, 6 korrik - Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të datës 5 korrik 2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit I.L. shtetas i Republikës së Kosovës.
I pandehuri dyshohet se më veprimet e tij ka kryer veprën penale Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjet nga neni 235 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
\"Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, duke filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjas deri më 3 gusht 2017\", thuhet në një komunikatë të Gjykatës.
Gjykata njofton ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit.