Një muaj paraburgim për Dragoljub Delibasic
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka gjetur se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit dhe se po ashtu ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve.
Delibashiq sipas EULEX-it, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, dyshohet ka kryer veprën penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të Rojave të Urës.
Ai akuzohet edhe për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, e që kishte rezultuar me shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, të kryera në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të Rojave të Urës.
Akuza e tretë që rëndon mbi të, është për nxitje të kryerjes së veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të Rojave të Urës.