16 Janar 2025

Një muaj paraburgim për Donika Kadaj - Bujupi

Prishtinë, 18 nëntor - Gjykata Themelore e Prishtinës ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për deputetën e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Masa e shqiptuar prej 30 ditësh paraburgim ndaj deputetes Kadaj- Bujupit vjen për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale.
 
Këtë e ka konfirmuar avokati Arianit Koci. Ai tha se do të ushtrojë ankesë ndaj këtij vendimi.

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 lidhur me nenin 31 të KPK, dhe veprën penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe vendosi që  ndaj të njëjtës  të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji  llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 18.11.2015, thuhet në njoftim.

Nderkaq vendimi i Gjykatës Themelore duke i shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përfundimisht ka dëshmuar se vendimi është politik dhe ky është hapi i parë i një kalimi nga demokracia parlamentare në një sistem diktatorial.

Për AAK’në si parti dhe për grupin parlamentar të saj, ky vendim është I porositur nga pushtetarët dhe si i tillë edhe i papranueshëm.

"Në mungesë të një reflektimi të Presidentës, dhe Kryetarit të Kuvendit për të mbrojtur integritetin e deputetit të zgjedhur nga populli, AAK nuk do të qetësohet derisa deputetja Donika Kadaj-Bujupi të mos jetë e lirë", thekson AAK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)