Një muaj paraburgim për deputetin Ukë Rugova
Prishtinë, 7 shkurt - Dje një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës e caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për tre të pandehur të akuzuar në lidhje me pretendimet për sigurimin e kundërligjshëm të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë.
Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet i Kuvendit të Kosovës. Gjashtë të pandehurve të tjerë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Ndërsa, në lidhje me të pandehurin e dhjetë nuk është caktuar ndonjë masë kufizuese.
Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të Organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i Pozitës Zyrtare, Ushtrim i Ndikimit dhe Mashtrim.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.