Një muaj paraburgim në rastin e të shtënave në Dobrosin
Prishtinë, 17 tetor - Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, ka caktuar nga një muaj paraburgim prej për tre individët e arrestuar dje.
Të tre persona u arrestuan gjatë një operacioni të bërbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, dhe dyshohet të jenë pjesëtarë të një organizate terroriste e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë.
Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012.
Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).