11 Maj 2024

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurve në Gjilan

Gjilan, 22 prill - Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj tëpandehurve F. Osmani, A. Osmani dhe F. Morina, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehuritjanë shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropedhe analoge nga neni 273 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

F. Osmani, A. Osmani dhe F. Morina janëarrestuar nga Policia e Kosovës, me datën 19.04.2014, në ora 03:40 minuta, me këtë rast i’u është gjendur një sasi e madhe substancave narkotike rreth 18 (tetëmbëdhjetë) kilogram.

Palëtkanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)