16 Janar 2025

Një muaj paraburgim ndaj burrit që deshi të vriste gruan

Gjilan, 28 qershor – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B. A., në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata në Gjilan njofton se i pandehuri B. A. dyshohet se me datë 26 qershor 2017 rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, fillimisht e kap për flokë, pastaj me thikë e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me këto veprime, gjykata konstatoi se i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës”.

I pandehuri duhet të qëndroj në masën e paraburgimit deri me datë 26 korrik 2017, kurse palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)