Një i vrarë dhe tre të plagosur në Prishtinë
Prishtinë, 23 shtator - Një person i ri është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në afërsi të Hotel Prishtina, pasidte në kryeqytet.
Dëshmitarët okularë, kanë thënë se dy grupe të rinjsh kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit për disa çaste, çka kanë rezultuar me vrasjen e një të riu.
Në bazë të hetimeve të para, vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëhershëm mes palëve.
Policia ka arrestuar gjithsejt 7 persona duke përfshirë pronarët e rinj të ndërmarrjes Ramiz Sadiku, si të dyshuar kryesorë për vrasjen e të riut.
Viktima, banues në lagjen Kodra e Trimave, thuhet se fillimisht ka plagosur njërin nga pronarët e kësaj ndërmarrje pasditen e sotshme.
Më pas djemtë e pronarit, në afekt, kanë ndjekur viktimën dhe e kanë qëlluar atë në pjesën e majtë të gjoksit.