01 Maj 2024

Një i vrarë dhe një i plagosur në Prizren

Prishtinë, 3 tetor - Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një tragjedie që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Sipas informacioneve të para dy familje të afërta janë përfshirë në këtë incident që ka përfunduar tragjikisht.

Policia e Kosovës ka vënë arrestuar katër persona të dyshuar ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

Lajmin e ka konfirmuar, toger Hazir Berisha, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren.

Ai tha se, policia para disa minutave ka marrë një informacion për një rast vrasje. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit, ndërsa mësohet se një person është vrarë dhe një tjetër ka marrë plagë nga gjuajtjet me armë zjarri.

“Për momentin katër persona janë arrestuar ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar”, tha zëdhënësi Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)