Një i mitur nga Peja vdes nga plagët e therjes me thikë
Pejë, 10 qershor - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:35 është pranuar informacioni se në lagjen-parkun Karagaq të Pejës, në fushë të futbollit ka ndodhur një rast therje me thikë në mes dy të rinjëve, ku si pasojë njeri nga ta ka ndërruar jetë i mituri I.B. (1999) nga Peja, si pasojë e plagëve të mara nga mjeti i mprehtë thikë.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të mënjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar këqyerjen e vendit të ngjarjes.
Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, nga ana e njësiteve policore i dyshimti i rastit, i mituri shtetas shqiptar i Kosovës K.N. (2000) është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme.