Një i dyshuar për sulmin terrorist në Francë i dorëzohet policisë
Paris, 8 janar - Një prej tre të dyshuarve lidhur me vrasjen e 12 personave në javoren satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris, i është dorëzuar policisë.
Personi Hamyd Mourad, 18 vjeçar, raportohet se i është dorëzuar policisë sot herët në mëngjes.
Policia tha se ka ndërmarrë bastisje në qytetin Reims, në kuadër të kërkimit në gjithë Francën për dy të dyshuarit e tjerë, vëllëzërit Said dhe Cherif Kouachi, përkatësisht 34 dhe 32 vjeçar.
Presidenti francez, Francois Hollande, vlerësoi se sulmi i djeshëm ishte barbar dhe theksoi se është sulmuar e gjithë republika.
Sot në Francë është shpallur Ditë Zie për viktimat e sulmit të djeshëm.