Një i dyshuar, i ndaluar për vjedhje të rëndë

Pejë, 21 janar - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se dje ka pranuar informatën se në rr. UÇK Pejë ,përkatësishtë në objektin e Univerzitetit Haxhi Zeka në zyart e Fakultetin Juridik, kishte ndodhur nje rast i vjedhjes së rëndë ,ku persona të panjohur kishin depërtuar në brendi të këtij objekti duke e hapur me forcë dritaren për të dëpërtuar në brendi të zyrave të fakultetit të cilat i kishin demoluar.
Ne vendin e ngjarjes kan dalur njesiti i hetimeve dhe krimteknika , të cilët kan ekzaminuar vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit kishin vjedhur dy shtëpiza për kompjuter, dy monitor dhe dy USB, pronë e këtij fakullteti , në zyrat e administratës dhe të IT-ës.
Njësitet përkatëse të hetimeve kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konformë autorizimeve dhe në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit.
Fillimishtë hetuesit kanë intervistuar ankuesin (raportues) i rastit shtetasin e Kosovës Xh.K. (1976), i cili ka qenë në sigurim fizik të objekteve të këtij Univerziteti gjatë natës, por rreth orës 10:00 pas fillimit të hetimeve ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orësh me vendim të Prokurorit të shtetit nga Prokuroria themelore pët krime të përgjithshme në Pejë.
Rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit nga Njësiti i hetiemeve stacioni olicor Pejë.