15 Maj 2024

Një delegacioni NATO-s, vizitoi KFOR-in

Prishtinë, 26 qershor - Nën-Komisioni për Mbrojtje Transatlantike dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s vizitoi shtabin e KFOR-it.

Gjeneral major Salvatore Farina (KOM KFOR) priti kryesuesin e Nën-Komisionit z. Sverre MYRLI, dhe presidentin z. Hugh BAYLEY me të gjithë anëtarët e delegacionit të përbërë nga 18 anëtarë, në kampin Film City në Prishtinë.

KOM KFOR-i, z. MYRLI dhe z.BAYLEY diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe atë politike, zhvillimete fundit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

Temat kryesore të takimit ishin përmirësimi i situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor gjatë të cilave KFOR-i ka kontribuar në koordinim të ngushtë me ofruesittjerë të sigurisë për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurtë, si dhe situata në Mitrovicë pas heqjes së barrikadës dhe ndërtimittëparkut të \"Paqes\".

Z. MYRLI dhez.BAYLEYmorrën parasysh progresin e arritur në Kosovë, për shkak të kontributit për stabilitet dhe dialog gjatë muajve të fundit dhe pozitivisht vlerësuan performancën e të gjithë ofruesvetë sigurisë, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it me referencë të veçantë për demonstratën në Mitrovicë më 22 qershor kur ata shmangën përshkallëzimin e dhunës duke lejuar popullatën që ligjërishttë protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike, duke shprehur hapur mendimin e tyre.

Gjatë ditës së parë tëvizitës, Nën-Komisioni pati mundësinë të vizitojë disa nga bazat më të rëndësishme të KFOR-it në veri, Porta 1 dhe Kampin Çabër ku morën informime operative nga komandantëte dislokuar atje.

Më 25 qershor KOMKFOR-i, z. MYRLI dhe z.BAYLEY patën një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, me Kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme z. Enver Hoxhaj. Të gjithë përfaqësuesit e nivelit të lartë të institucioneve të Kosovës theksuan rolin e madh të KFOR-it dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet politike lokale dhe qendrore.

Gjatë pasdites u mbajt një takim në kampin Film City, në të cilinGjeneral major Farina pritiz. Çeku, Ministrine Forcavetë Sigurisë së Kosovës dhe Gjeneral lejtnant Kastratin, Komandantin e FSK-së.

Më 26 qershor, Nën-Komisioni i shoqëruar nga zëvendës komandanti i KFOR-it, Gjeneral brigade Anton WESSELY do të takohet me z. Bernd Borchardt, Shef i Misionit të EULEX-it dhe me z. Farid ZARIF, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuarapër KOSOVË.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)