18 Janar 2025

Nisë shënimi i Javës për Personat e Pagjetur

Prishtinë, 26 prill - Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës për Personat e Pagjetur, në vigjilje të shënimit të 27 Prillit - Dita e të Pagjeturve të Kosovës organizohet tryeza lidhur me sfidat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë dhe gjendja e familjeve të personave të zhdukur’.
 
Tryeza organizohet në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve me familjarët e personave të zhdukur, të realizuara gjatë këtyre ditëve në Komunën e Drenasit, Komunën e Gjilanit dhe Komunën e Podujevës.
 
Tryeza, mbahet sot dhe do të fillojë nga ora 11:30, në Sallën P-38, në Ndërtesën e Qeverisë.

Edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur i cili do të realizohet në mbrëmje në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Qysh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 17 vite më parë, nuk është arritur të ndriçohet fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur. Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Duke qenë këmbëngulës në kërkesat për realizimin e të drejtave të familjareve të viktimave në veçanti si dhe shoqërisë në përgjithësi, si aktivistë të Nismës, përmes aksioneve simbolike vazhdojmë të sjellim në vëmendje çështjen e personave të pagjetur dhe njëkohësisht të kërkojmë nga të gjithë faktorët relevant angazhim më të fuqishëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria në përgjithësi kanë kaluar gjithsejt: 204 muaj; 6205 ditë; 148920 orë pa e ditur për fatin e të pagjeturve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)