Nisë gjykimi i parë i rastit Bllaca
Prishtinë, 16 mars - Ka nisur gjykimi i parë i rastit Bllaca, kundër Fahredin Gashit e Hysri Ramës.
Seanca ka nisur me dëshmitaren Hyrie Gashi, vajza e të vrarit Sali Gashi.
Për këtë vrasje dhe për krime lufte ndaj popullatës civile asnjëri nga dy të të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë.
Megjithëse ishte paraparë që dëshmitari i parë të ishte Nazim Bllaca, dëshmia e tij është shtyrë për të enjten.