Nis zbatimi i marrëveshjes së IBM në Muqibabë dhe Mutivodë
Prishtinë, 28 shkurt - Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë të ditur se sot prej orës 08:00 të mëngjesit, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) në pikat kufitare Muqibabë dhe Mutivodë
Kjo sipas MPB-së ka ardh pas fillimit të suksesshëm të funksionimit në katër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në bisedimet që janë mbajtur në Bruksel.
Sipas MPB-së tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht sipas marrëveshjes për IBM-in.
Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së IBM-it në të gjitha pikat kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.
Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.