28 Prill 2024

Nis trajnimi “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”

Prishtinë, 10 shtator - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi trajnimi dhjetë javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, ku do të marrin pjesë 42 udhëheqës të lartë të policisë nga vendet e rajonit.

Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, menaxheri i Programit për ICITAP-in në Kosovë, Darrel Hart dhe përfaqësues të Universitetit “Northwestern”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se trajnimi i përbashkët i oficerëve policor nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe se ky trajnim duhet të jetë model i bashkëpunimit mes vendeve të rajoni.

Ministri Rexhepi e falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i bëjnë Kosovës në gjitha fushat.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se mbajtja për herë të tretë e këtij trajnimi është një privilegj i madh për Akademinë. Dimensioni regjional i “Shkollës Ndërkombëtare” e bënë të pakrahasueshëm këtë kurs dhjetë javor, ku dihet se po mbahet nga Universiteti Northwestern, lider i Universiteteve të Sigurisë Publike në botë.

“Mbajtja e këtij trajnimi e bënë Akademinë edhe më të besueshme për vendet e rajonit dhe partnerët e saj. Ky është një hap perspektiv i partneritetit me të gjitha institucionet akademike të ngjashme në rajon dhe më gjerë”, tha drejtori Smakiqi.

Trajnimin përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues të lartë nga policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues do të jenë nga Universiteti Northwestern.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)