Nis themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë
Hagë, 4 gusht - Ka nisur të themelohet në Holandë Gjykata Speciale për krimet e supozuara të luftës në Kosovë. Gjykata do të ketë qendrën në Hagë, ndërsa Bashkimi Evropian ka hapur konkurs për stafin e këtij institucioni.
Nga konkursi janë përjashtuar shtetasit e Kosovës, ndërsa kërkohen përkthyes të shqipes dhe të serbishtes. Kandidatët, përveç se nga vendet e BE-së, mund të jenë edhe nga vende të tilla si Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.
Në konkurs kërkohen më shumë asistentë të departamenteve të ndryshme. Konkursi është i hapur deri më 9 shtator, në orën 17:00 sipas orës së Brukselit.
Gjykata Speciale e Kosovës pritet të gjykojë krimet e ndodhura gjatë luftës. Lidhur me këtë çështje, ka pasur debate të mëdha në arenën politike kosovare, në shtypin vendas dhe të huaj.