Nis takimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Pragë, 9 nëntor - Asambleja Parlamentare e NATO-s nis sot takimin vjetor në Pragë.
Delegatët pritet të përqendrohen në programin bërthamor të Iranit, konfliktin në Siri, krizën në Eurozonë, Pranverën Arabe, politikat e brendshme të Rusisë dhe zhvillimin e burimeve natyrore të Arktikut.
Ata po ashtu pritet të shqyrtojnë përdorimin e avionëve të telekomanduar dhe aeroplanëve të NATO-s për tërheqje nga Afganistani në vitin 2014.
Folësit e seancës plenare, që do të mbahet më 12 nëntor, përfshijnë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe liderët qeveritarë nga Republika Çeke, Gjeorgjia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.
Asambleja Parlamentare e NATO-s përfshin delegatë nga 18 shtete të Aleancës, së bashku me vëzhgues nga shtatë vende të tjera.
Parlamenti Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim në Evropë do të dërgojnë po ashtu përfaqësues.