04 Maj 2024

Nis punimet konferenca dy ditore për regjistrin civil në Kosovë

Prishtinë, 5 dhjetor - Agjencioni për Regjistrim Civil i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës po mbajnë konferencë dy ditore për Regjistrin Civil në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se regjistrimi civil është proces përmes të cilit personi identifikohet dhe njihet si pjesë e shoqërisë ku jeton. Personat që nuk janë të regjistruar nuk kanë mundësi të pajisen me dokumente zyrtare dhe si rezultat i kësaj nuk kanë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.

“Në Kosovës, ekzistojnë dy lloje të regjistrimit civil, ai i regjistrimit të gjendjes civile të një personi, siç është lindja, martesa dhe vdekja dhe regjistrimi civil lidhur me lëshimin e dokumenteve të identifikimit dhe të udhëtimit, letërnjoftimi dhe pasaporta”, tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi vuri në dukje se që nga viti 2010, Agjencia për Regjistrim Civil është përgjegjëse për zhvillimin, implementimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e politikave të regjistrimit civil dhe regjistrimit të gjendjes civile. Që nga kjo kohë është miratuar  legjislacioni primar dhe sekondar që rregullon fushën e regjistrimit civil që është i aprovuar dhe duke u zbatuar në të gjitha zyrat që ofrojnë këto shërbime.

“Udhëzime e reja Administrative e reja kanë arritur të krijojnë një sistem unik të regjistrimit të fakteve të gjendjes civile dhe po ashtu kanë arritur të lehtësojnë procesin e regjistrimit të rasteve që më herët e kanë pasur të vështirë të regjistrohen."

"Është finalizuar avancimi i sistemit aktual të gjendjes civile në bashkëpunim me Projektin e Komisionit Evropian ,,Mbështetje Agjencisë për Regjistrim Civil dhe Sistemit të Unifikuar të Adresave”. Ky avancim është bërë në harmoni me ligjin dhe Udhëzimet përkatëse Administrative dhe shumë shpejt do të lëshohet në funksion” theksoi ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi thekoi se gjatë kësaj periudhe janë skanuar afro 14 000 regjistra të ripërtërirë të gjendjes civile. Po ashtu ka filluar edhe procesi i digjitalizimit, ku deri më tani janë digjitalizuar rreth 1 milion rekorde.

Ai ka bërë të ditur se është duke u bërë skanimi, printimi dhe certifikimi i regjistrave të gjendjes civile të marra nga Serbia para vitit 1999 në harmoni me marrëveshjen e arritur në Bruksel në korrik të vitit 2011.

Ndërsa në tetor të vitit 2011 është futur në funksion sistemi elektronik i aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta dhe ka filluar lëshimi i pasaportave biometrike.

Ndërsa Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, theksoi se zhvillimi i sistemit statistikor në Kosovë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dhënat dhe statistikat e Republikës së Kosovës, sidomos në bërjen e politikave, për planet afatshkurtra dhe afatgjata dhe për zhvillimin në tërësi në vend.

“Në kudër të ligjit të ri për statistikat zyrtare, ASK-ja ka për detyrë të krijojë regjistra statistikorë, siç është regjistri i popullsisë, i ekonomive familjare dhe regjistri i banesave. Dhe me projektin kapital që ka realizu agjencioni se bashku me organizatat ndërkombëtare dhe donatorët e rëndësishëm ne i kemi këto regjistra shumë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm në Kosovë”, tha Krasniqi

Përfaqësuesja e UNFPA-së në Kosovë, Osnat Lubrani, theksoi se Agjencioni i Kombeve të bashkuara ka për qëllim identitetin në shërbimin civil, nacionalitetin, adresën e banimit dhe shtetësinë, që janë gurëthemel i të drejtave të Kombeve të Bashkuara për liri dhe secili qytetarë në Kosovë ka të drejtë që të ushtrojë të drejtën e tij për shtetësi.

“Sistemi i regjistrimit civil është shumë i rëndësishëm për Kosovën, gjithashtu është një degë e rëndësishme për regjistrimin dhe menaxhimin e popullatës dhe sistemin informativ, sepse secili komb duhet të ketë informata e sakta për anëtarët e saj dhe për aktivitetet e tyre”, tha Lubrani.

Kjo konferencë është mbështetur nga programi i Kombeve të Bashkuara përmes organizatës UNFPA dhe do të zgjasë dy ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)