Nis punëtoria për finalizimin e strategjisë për parandalim të krimit
Prishtinë, 7 nëntor - Grupi punues për hartimin e draftit të Strategjisë për Parandalim të Krimit filloi punëtorinë treditore për finalizimin e Strategjisë për Parandalim të Krimit dhe planin e veprimit 2012-2017.
Ky grup koordinohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa janë të përfshirë të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit.
Koordinatori Nacional i Strategjisë për Parandalim, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, theksoi se finalizimi i draft-strategjisë për parandalim është shumë i rëndësishëm në preventivën e krimit dhe Kosova ka nevojë që të ketë rezultate në parandalim sepse rezultatet do të jenë shumë më të mëdha.
Strategjia duhet të miratohet në atë formë që të jetë e zbatueshme dhe që i përshtatet realitetit në vendin tonë dhe të jetë e harmonizuar me normat evropiane. Kërkoj nga grupi punues që të ketë në konsideratë këtë strategji në mënyrë që të parandalohet krimi, tha zëvendësministri Zeka.
Ndërsa kryesuesi i grupit punues, Florim Limaj, tha se strategjia do të përfshinë periudhën implentuese 2012-2017 dhe do të jetë progresive, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe do të ketë si vizon ndërtimin e mekanizmit për parandalim të krimit dhe kërkoi nga grupi punues që ti jap vlerësimet dhe kontributin final për këtë strategji.