Nis punën Qendra e Përbashkët e policisë së Kosovës dhe Shqipërisë
Vermicë, 15 qershor - Sot në pikë kalimin kufitare në Vermicë, ka filluar funksionimin Qendra e Përbashkët për bashkëpunim policore në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë respektivisht policive kufitare të dy vendeve.
Fillimi i punës së kësaj Qendre vjen si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Ministritë e Punëve të Brendshme nga dyja vendet me parë.
Kjo Qendër do të jete pike ndërlidhje në mese të dy vendeve më qellim ngritjen e nivelit të kontrollimit kufitare dhe efikasitetin e punës në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale të krimit ndërkufitarë.
Përmes kësaj Qendre do të kryhet shkëmbimi i informatave në mes të agjencioneve policore me qellim harmonizimin e veprimeve nga të dyja anët për krijimin e një shërbimi sa me efikas të shpejt kufitar por gjithmonë duke pasur kufi të sigurt.
Vlerësimi i rrezikut dhe analizimi, shpërndarja e informatave tek njësitet policore apo agjencionet tjera kufitare përkatës do të jetë një nga detyrat e kësaj qendre më qellim reagimin e shpejt dhe në kohë në çdo rast.
Qendra për koordinim dhe bashkëpunim policor do te funksionoje 24 orë, 7 ditë ne javë, personeli do të punojë së bashku në një qendër duke kryer detyrat qe dalin në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar. Kjo është qendra e parë e këtij lloje në Kosovë.