05 Maj 2024

Nis punën komisioni në identifikimin e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi

Prishtinë, 26 mars - Me datë 25 dhe 26 mars në Mal të Zi është mbajtur seanca e dytë e Komisioneve të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi të cilat janë të autorizuara për çështjet e demarkacionit dhe përcaktimit të  kufijve shtetërorë.

Në këtë seancë është dakorduar dhe është nënshkruar Rregullorja me të cilën definohet edhe mënyra e punës së Komisioneve, si dhe është dakorduar dhe nënshkruar Udhëzuesi për punën e përbashkët të Komisioneve lidhur me vijën kufitare në bazë të dokumentacionit posedues dhe vëzhgimit në terren, me qëllim të dakordimit të drejtimit të shtrirjes së vijës kufitare.

Është arritur marrëveshja që Komisionet të fillojnë punën në identifikimin e vijës kufitare në bazë të dokumentacionit posedues dhe vëzhgimeve në terren, me qëllim të dakordimit të drejtimit të shtrirjes së vijës kufitare.

Me qëllim të racionalizimit dhe efikasitetit, Komisionet do të punojnë në mënyrë paralele në përgatitjen e pjesës juridike të Marrëveshjes për kufirin dhe të dokumentacionit kufitar si pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Nikoqir i seancës së radhës do të jetë Republika e Kosovës ndërsa në atë seancë do të analizohet dokumentacioni i kufirit shtetërorë i cili u shkëmbye mes palëve gjatë seancës së fundit.

Nënshkrues të kësaj komunikate janë Udhëheqësi i Komisionit shtetëror për përcaktimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetërorë të Republikës së Kosovës Prof. Dr. Murat Meha dhe Udhëheqësi i Komisionit shtetërorë për përcaktimin e vijës kufitare të Malit të Zi, z. Millan Paunoviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)