03 Maj 2024

Nis punën ekipi i përkohshëm në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Prishtinë, 1 shtator - Vetëm një ditë pas shkarkimit të drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe transferimit të dy zëvendësdrejtorëve dhe udhëheqësit të sigurisë të kësaj qendre, në qendrat tjera korrektuese, sot ka filluar punën ekipi i përkohshëm profesional, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë.

Ekipi profesional i cili do ta menaxhojë Qendrën Korrektuese në Dubravë deri në zgjedhjen e stafit të ri me anë të konkursit, përbëhet nga Zyrafete Imeraj, udhëheqëse e ekipit, Naim Maloku, Ago Koliq dhe Muhamer Bikliqi anëtar, po ashtu pjese e këtij ekipi është edhe një përfaqësues i Njësisë Korrektuese të EULEX-it.

Siç dihet këto veprime Ministria e Drejtësisë i ka marrë pas Raportit të komisionit të themeluar më datën 21.08.2012, ku janë gjetur lëshime në menaxhimin e punëve të administratës së lartë të kësaj qendre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)