Nis puna për implementimin IBM-së
Prishtinë, 1 dhjetor - Në disa pika kufitare me Serbinë ka filluar puna për implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sasha Rasiq gjatë një prononcimi për mediat serbe është shprehur se në veri do të ketë 6 pika kufitare në total.
Dinamika e instalimit të pikave kufitare, në kuptim të hapësirës, infrastrukturës varet nga terreni. Në plan është që fillimisht të nisë implementimi në 4 pika kufitare, e më pas edhe në dy tjera, ka thënë Rasiq.
Përveç zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës, në njërën prej këtyre ndërtesave do të ketë edhe një përfaqësues të EULEX-it.