29 Dhjetor 2024

Nis procesi kundër Ratko Mlladiqit

Hagë, 16 maj - Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Malldiq, sot do të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish Jugosllavinë në Hagë, i akuzuar për gjenocid dhe për udhëheqje në vrasjen e afro 8 mijë djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë, më 1995, që është cilësuar si masakra më mizore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiqi, tash në moshën 70 vjeçare, është pothuajse protagonisti i fundit më i rëndësishëm i luftërave ballkanike të viteve të 90-ta, që del para kësaj gjykate.

Ai është i akuzuar edhe për rrethimin 43 mujor të Sarajevës, me ç’rast ishin vrarë më se 10 mijë njerëz me snajperë, armë automatike dhe artileri të rëndë.

Lista e akuzave kundër tij, derisa ishte komandant ushtarak i serbëve në luftën në Bosnjë në vitet 1992-1995, fillon me gjenocid e me vrasje, e vazhdon me aktet e terrorit dhe krime të tjera kundër njerëzimit.

Por, Mlladiq, që është arrestuar në maj të vitit të kaluar, pasi 16 vjet ishte fshehur, i ka hedhur poshtë akuzat si “monstruoze” dhe thotë se është shumë i sëmurë për të qëndruar në gjykatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)