Nis procesi kundër Arid Ukës në Gjermani
Frankfurt, 31 gusht - Kosovari Arid Uka pritet të paraqitet sot në një gjykatë në Gjermani për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e tre të tjerëve gjatë muajit mars në Frankfurt.
Zëdhënësi i Zyrës së prokurorit federal në Karlsrue theksoi se 21-vjeçari e ka kryer sulmin i vetëm por është frymëzuar nga propaganda islamiste në Internet.
Raportohet se i akzuari, Arid Uka, që ka shtetësi gjermane, i ka thënë policisë se ai kishte qëlluar dy ushtarët amerikanë në një autobus të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, që sapo kishin mbërritur nga Londra dhe po përgatiteshin për të shkuar në një bazë ajrore.
Pritet që prokurorët të deklarohen para gjykatës duke paraqitur prova se Uka ishte bërë islamist, para vitit 2007, kur ishte nxënës i shkollës së mesme, por se ai nuk i takonte asnjë grupi terrorist pasi ai i kishte kontaktuar imamët nëpërmjet rrjetit facebook në Internet.