11 Maj 2024

Nis procedura e themelimit të Gjykatës Speciale

Prishtinë, 15 prill - Ka nisur procedura e themelimit të Gjykatës Speciale me përbërje ndërkombëtare, e cila do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës i kanë kërkuar Brukselit ndihmë për këtë çështje, ndërsa presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka adresuar për në kryeqytetin e Bashkimit Evropian kërkesën për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe për krijimin e gjykatës.

Nisja e letrës adresuar baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, është konfirmuar nga presidenca për \"Kohën Ditore\" gjatë ditës së hënë.

Pas takimit me liderët politik të Kosovës, ne datën 11 të këtij muaji, Jahjaga u shpreh se do t\'i dërgojë një letër Baroneshës Ashton.

\"Në letrën drejtuar Baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010.

Krijimi i gjykatës së veçantë reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile\", është shprehur Jahjaga në një komunikatë për shtyp.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)